Gjatë ditës së sotme është regjistruar një rekordi i ri i viktimave nga Kovidi në vendin tonë. 51 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vend. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 20 nga viktimat janë nga Shkupi. Nga 5 viktima janë regjistruar në Prilep dhe Strumicë. Në Kumanovë dhe Koçan janë regjistruar nga 3 viktima. Tetova, Gostivari, Ohri e Kavadari kanë regjistruar nga 2 viktima, ndërsa nga 1 viktimë kanë regjistruar Negotina, Gjevgjelia, Radovishi, Dellçeva, Vinica dhe Vallandova. Ndërkohë nga 4 mijë e 438 teste të realizuara 1 mijë e 302 persona kanë rezultuar pozitiv. 523 prej të cilëve në kryeqytet. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 626 persona të shëruar.