Ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot deklaroi se ndryshimi i kufijve nuk zgjidh kurrfarë problemi për Ballkanin Perëndimor, si dhe ai tregim mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe sërish ta hapë “Kutinë e Pandorës” të mbushur me konflikte.

Në intervistë për Dojçe Vele në gjuhën shqipe, me rastin e “non pejperit”, gjoja të dorëzuar nga kryeministri slloven Janez Jansha deri te kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, Rot tha se e tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor janë në pajtim, bashkëpunim të afërt rajonal dhe distancim nga nacionalizmi dhe revanshizmi.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe më tutje mbesin vende të shoqërive multietnike dhe multireligjioze. Ky është parakusht për paqe, prosperitet dhe demokraci. Jam i bindur se Qeveria sllovene qartë u rrethua nga fantazitë për ndryshim të kufijve, sepse askush në Evropë nuk është i interesuar për atë”, tha Rot.

Ai shtoi se kujtimet për luftën në vitet e 90-ta duhet të jenë paralajmërim i mjaftueshëm për të gjithë dhe potencoi se “fantazitë” për ndryshim të kufijve i përkasin të kaluarës së dështuar.