“Mbrëmë (12.04.2021) rreth orës 23:00, në parkingun e një kompanie në fshatin Poroj të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë të SPB – Tetovë kanë arrestuar 31-vjeçarin A.B. nga Poroji. Gjatë kontrollit në veturën e tij Hammer me targa të Tetovës të cilën ai e ka drejtuar janë gjetur 100 pako me madhësi të ndryshme kokainë dhe 9 pako marihuanë, dy peshore digjitale dhe dy telefona celularë. A.B gjatë kontrollit ka treguar sjellje agresive ndaj policëve dhe të njëjtit i kishte sulmuar fizikisht.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe vetura e tij është konfiskua me vërtetim ekzaminim, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, informojnë nga SPB-Tetovë.