Me ftesë të Shoqatës së Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në konferencën për krijimin e Platformës Kombëtare për fuqizimin e grave sipërmarrëse.

Në këtë konferencë morën pjesë zv. Kryeminsitri i RMV-së, z. Fatmir Bytyqi, ministra, përfaqësues të lartë të Delegacionit të BE-së, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Në këtë ngjarje promovuese, u nënshkrua një Deklaratë në mobështetje të grave sipërmarrëse

Me Platformën Kombëtare që u promovua në këtë konferencë, do të krijohen politika reale që do të kontribuojnë në promovimin e sipërmarrësisë së grave në vend.
Në mbështetje të kësaj strategjie, Agjencioni për sipërmarrësi organizon edhe trajnime për gratë sipërmarrëse, qëllimi i të cilave është që të ofrojmë informata të gjera në lidhje me instrumentet për mbështetjen financiare.