Për herë të parë pas 40 vitesh, fshati Leshnicë e Poshtme do të bëhet me shkollë të re. zv/Ministrit i Arsimit, z. Arafat Shabani kuadër i BESËS ku bashkërishtë me kreun e Komunës së Zhelinës arritën ta implementojnë këtë projekt.

Sipas burimeve zyrtare, dita ditës pritet të nënshkruhet memorandumi për ndarjen e mjeteve për këtë shkollë ku të pranishëm do të jenë Arafat Shabani e Blerim Sejdiu. Vlen të theksohet se ky projekt ishte i parapamë në fushatë nga z. Sejdiu dhe po nga zv. Ministri i Arsimit Arafat Shabani.

Me këtë projekt e me shkollën që është në ndërtim e sipër në Cerovë, siç theksojnë nga Komuna, përmbyllet në total infrastruktura shkollore e rindërtuar në tërrë territorin dhe se vazhdojnë të punojnë në projekte tjera.