Ylli i filmit të famshëm dhe të dashur për publikun, “Tarzan: The Epic Adventures”, Joe Lara ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me avion.

58 vjeçari ishte një nga shtatë personat që vdiqën kur një avioni i vogël u rrëzua në një liqen afër qytetit të Smyrna, Tennessee.

Dhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara, e cila themeloi një kishë në 1999, ishte gjithashtu midis viktimave.

Lara luajti Tarzanin në filmin televiziv 1989 “Tarzan në Manhattan”. Ai më vonë luajti në serialin televiziv “Tarzan: Aventurat Epike”, i cili u zhvillua nga 1996-1997.

Administrata Federale e Aviacionit tha se aeroplani Cessna C501 po drejtohej nga Smyrna Rutherford County në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach kur u rrëzua të Shtunën. Gruaja e tij Gwen Shamblin Lara, me të cilën u martua në vitin 2018, ishte udhëheqëse e një grupi të krishterë.