Lëvizja BESA sonte filloi me ristrukturimin e degës së saj në degën e Bogovinës, me ç’rast themeloi nëndegën në Pirok.

“ Sonte filluam me riorganizimin edhe në degën e Bogovinës, me ç’rast u mbajt kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Pirok.

Në prani të sekretarit organizativ Adnan Azizi dhe nënkryetarit të Lëvizjes BESA Abdush Demiri, kuvendi zgjodhi Visar Halitin për kryetar të nëndegës.

Me konsolidimin e strukturave, BESA është gjithandej dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e fortë!“