Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të martën Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po rrezikojnë të humbin një mik të çmuar nëse tentojnë të vënë me shpatulla pas murit Turqinë.

“Ata që shtyjnë Republikën e Turqisë pas murit po humbin një mik të vlefshëm,” tha Erdogan në një intervistë për televizionin shtetëror TRT, kur u pyet në lidhje me marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin.

Paralajmërimi vjen disa ditë para takimit të parë të Erdogan dhe Biden të planifikuar më 14 qershor në margjina të samitit të NATO-s në Bruksel, që ka për qëllim de-përshkallëzimin e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe.

Tashmë e tensionuar që nga viti 2016, marrëdhënia midis dy vendeve anëtare të NATO-s është përkeqësuar edhe më shumë në presidencën e Biden, i cili pasoi Donald Trump me të cilin Erdogan kishte kërkuar të kultivonte një marrëdhënie personale.

Ankaraja reagoi ashpër ndaj njohjes së Uashingtonit në prill të gjenocidit armen nga trupat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia, trashëgimtari i Perandorisë Osmane, hedh poshtë termin “gjenocid”, duke iu referuar luftës civile në Anadoll, e cila së bashku me urinë, kishte vrarë 300,000 deri në 500,000 armenë dhe afërsisht të njëjtin numër turqish.

“Cila është arsyeja e tensioneve? I ashtuquajturi gjenocid armen. A kishit ndonjë problem tjetër për të zgjidhur para se të vendosnit të përfaqësonit ombudsmanin armen?” u shpreh Erdogan të martën.

Presidenti turk iu referua disa çështjeve të tjera që kanë “helmuar” marrëdhëniet Ankara-Uashington që nga viti 2016, në veçanti mbështetjen e SHBA për grupet e armatosura kurde në Siri, të cilat Turqia i përshkruan si “terroriste”.

“Nëse Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë aleatja jonë, në anën e kujt duhet të jetë ajo, të terroristëve apo tonën? “Fatkeqësisht, ata vazhdojnë të mbështesin terroristët,” tha Erdogan.

Sidoqoftë, gjatë takimit të tij me Biden, presidenti turk pritet të përpiqet që të ulë tonet. Javën e kaluar, ai vlerësoi se takimi mund të shënojë fillimin e një “epoke të re” në marrëdhëniet dypalëshe.

Erdogan, i cili ka drejtuar Turqinë që nga viti 2003, thotë se ai është gjithmonë i gatshëm të punojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë “qoftë ai republikan apo demokrat”.