Imunizimi në vendin tonë po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit. Janë aplikuar gjithsej 529.445 doza të vaksinave, ndërsa 219.061 qytetarë janë rivaksinuar. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 13.628 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.940 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 466.451 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.