Shifrat të pabesueshme të temperaturave janë regjistruar në Siberi. Më 20 qershor, dy satelitë evropianë matën një temperaturë prej 47.7 gradë Celsius në rajonin e Siberisë Arktike.

Bëhet fjalë për temperaturën e tokës kështu që nuk është një rekord i temperaturës. Temperatura e ajrit në atë zonë në atë kohë ishte rreth 30 gradë Celsius.

Sidoqoftë, është ende një temperaturë jashtëzakonisht e lartë për vendin dhe një nxehtësi e tillë mund të përshpejtojë shkrirjen e mëtejshme të ngrirjes së përhershme dhe të përshpejtojë ndryshimin e klimës. Gjegjësisht, akulli i përjetshëm parandalon depozitat antike të gazit serë të hyjnë përsëri në atmosferën e Tokës, shkruan livescience.

Një vit më parë, më 20 qershor 2020, në të njëjtën zonë të Siberisë, u regjistrua një temperaturë rekord e ajrit për atë periudhë – 38 gradë Celsius.

Për vite me radhë, temperaturat mesatare në Arktik janë rritur më shpejt se kudo tjetër në botë, dhe arsyeja më e madhe për këtë është shkrirja e akullit të detit për shkak të ngrohjes globale.