Qeveria për dy vjet, komunave u ka ndarë 14.5 milion euro. Revizioni shtetëror analizoi menaxhimin e transferimeve kapitale nga buxheti drejtë njësive të vetëqeverisjes lokale. Qeveria nëntë komunave për subvencione për kondicionerë invertorë për ballafaqim me ndotjen e ajrit u ka shpërndarë rreth 10.5 milion euro. Para në vitin 2018 janë dhënë edhe për komunën e Tetovës për pastrimin e mbeturinave komunale në lokalitetin Falishe. Janë dhënë 2.2 milion euro, por nuk është lidhur kontratë për pastrim.

“Nuk është lidhur marrëveshje sepse vendimi nuk ka paraparë një gjë të tillë. Është paraparë detyrim i komunës për paratë e shpenzuara të paraqesë raport në Qeveri, e cila duhet të monitorojë përdorimin e parashikuar të fondeve”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale gjatë periudhës së revizionit, ka bërë transferim drejtë komunave 7.2 milion euro, nga të cilat 5.5 milion euro janë dhënë për ndërtimin e Sheshit Skenderbeu. Projekti u punua në tre faza. Dy janë përfunduar plotësisht, ndërsa faza e tretë, për parking nëntokësor as që ka filluar, sepse kjo pjesë duhet të financohet përmes partneritetit publik-privat.

“Sipas informacionit të përgatitur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dorëzuar në Qeveri në dhjetor të vitit 2019, thuhet se në periudhën nga janari i vitit 2014 deri në dhjetor 2018 për përgatitjen e dokumentacionit projekues, si dhe për realizimin e punëve ndërtimore dhe punëve ndërtimore artizanale të fazës së dytë, janë realizuar mjete në vlerë prej 12.4 milion euro”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Objekt analize është edhe Byroja e Zhvillimit Rajonal. Ky institucion në vitin 2018 dhe 2019 në fshatrat dhe zonat me nevoja specifike të zhvillimit ka lidhur 145 marrëveshje. Për 49 marrëveshje janë lidhur edhe anekse me vlerë mbi një milion euro që janë paguar paraprakisht. Revizioni konstatoi se pagesa para kohe ofron mundësi që paratë të përdoren për qëllime tjera. Në fund raporti i Entit vëren – “Për menaxhimin e transferimeve kapitale drejtë Njësive të Vetëqeverisjes Lokale nga Buxheti, nuk janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme nga ana e institucioneve kompetente në Republikë”./am/