Kanë vazhduar edhe sot takimet e drejtpërdrejta të krerëve të Bashkimit Demokratik për Integrim me qytetarët. Në Agjendën e BDI-së sot kanë qenë Studeniçani, Koliçani i Poshtëm, Marana dhe Batinca.

Delegacion i udhëhequr nga kryediplomati i vendit, Bujar Osmani prej së afërmi ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve, duke u bërë me dije se Ejup Abazi është kandidati i duhur dhe kryekomunari i ardhshëm bashkë me këshilltarët e BDI-së dhe se agjenda e blertë është e vetmja zgjedhje që garanton cilësi të jetës dhe standarde dinjitoze në të gjithë sferat.

Takimeve iu ka paraprirë një aktivitet sportive i organizuar nga Forumi Rinor dhe banorët e Studeniçanit- ndeshje futbolli, ku prezent ishte edhe kryetari FR të BDI-së, Avni Rrustemi.