Ka kujtuar rastin e dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurc. Në këtë linjë shtoi se Maqedonia e Veriut nuk arrin të jetë pjesë e Bashkimit Evropian jo për shkak të Bullgarisë, por se “kemi kryeministër i cili vazhdon të jetë kryeministër edhe pse u dogjën 14 persona”, duke menduar për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë.

“Ata që si bënë 20 vite, tash premtojnë se do t’i realizojnë në 4 vitet e ardhshme. Jo, ne nuk duhet t’u besojmë gënjeshtrave. Folën atëherë dhe vazhdojnë tash të flasin për Bashkimin Evropian i cili do të ndodhte brenda muajit, brenda vitit dhe nuk e bënë dhe nuk është shkas vetëm Bullgaria. Sot ka dhënë dorëheqje kryeministri i Austrisë sepse u përfol një skandal, ndërsa ne sot kemi një kryeministër, i cili vazhdon të jetë kryeministër edhe pse u dogjën të gjallë 14 njerëz. Jo që s’jep dorëheqje ai, por mbron edhe ministrin dhe zëvendësministrin.. E pra nuk ka Evropë me këso lloj politikanësh të cilët nuk dinë se çfarë do të thotë moral. Ne do të duhet t’ua rikujtojmë atyre me votë. Nuk shkohet në Evropë, “, tha Sela