Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili është edhe kryetar i Komunës Tetovës, vazhdon të mos japë deklarata gjatë paraqitjeve të tija si kryetar i komunës.
Edhe pse gazetarët insistuan, Kasami refuzoi të japë përgjigje në pyetjet politike duke u thënë të njëjtëve se për zhvillimet politike do të prononcohet pas orës 16:00, para objektit të Komunës së Tetovës.

Pas orarit të punës, pas orës 4 (16:00) jeni të mirëseardhur para Komunës dhe të japë prononcime politike”, tha Kasami, transmeton TV21.
Kasami duhet të japë përgjigje për deklaratat e Rexhepit në ClickPlus se a vazhdon Besa të jetë pjesë e Qeverisë Zaev 2 dhe se a do të caktojë takim mes Rexhepit dhe organeve partiake që ky i fundit të japë sqarim për veprimin e tij të fundit – mospjesëmarrjen në seancën kuvendore për mosbesimin e Qeverisë me të cilin veprim “shpëtoi” nga rrëzimi Qeverinë “Zaev 2″/TV21