Gjatë konferencës për media, njëra prej pyetjeve që iu parashtruar deputetit Kastriot Rexhepi është që për shkak spekulimeve se ka marrë para për veprimin e tij, të betohet në Zot, se nuk ka marrë para. Megjithatë ai u betua se ka vepruar sipas bindjeve, ndërsa nuk u betua për paratë.

“Betimin, tash Kuran skam, a duhet ta ve dorën mbi Kuran apo mundet pa Kuran. Unë qytetarët e dinë me veprimin tim politik se cila ka qenë kauza. Dhe s’do mëndë dhe analizë dhe çdokush e dinë që veprimi i cili ishte i shpejtuar ishte në kundërshtim me bindjet e mia… Për hir të asaj që e thatë për hir asaj që jam besimtar, betohem në Zot që veprimin që e kam bërë e kam bërë për shkak të bindjeve të mia, për shkak se nuk kam mundur të votojë në kundërshtim me bindjet e mija, jo për interesa tjera”, u shpreh Rexhepi, raporton SHENJA.