Në emisionin në T7, Agim Nuhiu nga BDI habiti me deklaratën e tij se ai është krenar me ngjarjet e 27 prillit. Gjatë emisionit, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i tha Agim Nuhiut se ky ka qenë ministër i Punëve të Brendshme gjatë ngjarjeve të 27 prillit, natën kur u ndodhën përgjakjet në kuvend, ndërsa ky për habi tha se ai “është krenar me ato ngjarje”.