Këshilltarët e LSDM-së dhe këshilltarët e së majtës, sot në komunën Qendër votuan për Programet Zhvillimore për 2022-2024. VMRO-DPMNE abstenoi, kundër votuan këshilltarët e “Shans za Centar”.
Duke parë situatën e krijuar në këshillin komunal të komunës Qendër, nënkuptohet se këta dy parti pra LSDM dhe LEVICA do ta krijojnë shumicën në këshillin komunal pasi LSDM ka 9 këshilltarë, VMRO-DPMNE ka 8 dhe LEVICA dhe iniciativa “Shans za Centar” nga tre këshilltarë.
Kështu pas BDI tani edhe LSDM kanë koalicion me këtë subjekt politik, që do të thotë kur kanë ata nevojë çdo bashkëpunim është në rregull.
Ku ngeli tani ajo LEVICË antievropiane dhe antiamerikane.