Shkruan: Fatmir Limani

⚫ KAPEDAN TENDERI !

?️ Luftëtarët e vërtetë janë rrugëve, në mërgim, nëpër burgje ose në varre. Të vetëquajturit “kapedan” kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë gjakun, për t’u pasuruar përmes vjedhjes !

?️ Lloji i këtillë i udhëheqësve nuk e kanë ndërmend të ndërtojnë vendin, por të vjedhin pasurinë e përgjithshme, të shkretojnë vendlindjen dhe të mbushin arkat e familjeve të tyre.

?️ Hajdutët që nga 10.000 ushtarë i trefishuan listat e veteranëve dhe përbijnë gjakun e dëshmorëve, të plagosurve dhe familjeve të tyre, duke shkuar edhe më largë: përcaktojnë fatin e gjithësecilit.

?️ Të pamoralshmit që u kanë shqyer me thonj trupin të përdalurat, sot paraqesin plagët e marra nga kurvënia si plagë lufte, për të fituar Çertifikata Veteranësh !

?️ Unë s’mund të shkel mbi varrin e Nënës së masakruar duke i dhënë fëmiut gji, mbi varrin e veprimtarëve që vdiqën nëpër burgje, mbi varrin e dëshmorit..

?️ Pas të gjitha këtyre shkeljeve, dëbimeve, injorimeve, pasurimeve…, këto njerëz duhet të mos lejohen të dalin në qytet, por të dëbohen nga vendi injorantët dhe të burgosen të gjithë hajdutët.

?️ Kanë vrarë shpresën te i riu, te nënat, prindërit dhe “kapedanët” e tenderimeve do t’i vrasë buka e nënave, fëmijët e të cilave treten në mërgim e në varre !

F.B.L.