Një përleshje masive shpërtheu në tribunat e stadiumit në Meksikë, në ndeshjen mes Querétaro dhe Atlas. Këtë të shtunë janë plagosur të paktën 26 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ndeshja e Liga MX midis Querétaro dhe Atlas u braktis në pjesën e dytë pasi pasuan përleshjet në stadiumin Corregidora.
Sipas Mauricio Kuri, guvernatori i shtetit të Querétaro rrëfen se 24 burra dhe dy gra u plagosën. Prej tyre, Kuri tha se 10 pësuan lëndime të lehta dhe tre u konsideruan në gjendje “kritike”.
Fotot nga ndeshja tregojnë tifozët, disa prej të cilëve duken të gjakosur, duke u grindur në fushë dhe në tribunë, duke gjuajtur me grushta si dhe duke goditur njëri-tjetrin me sende!