Besar Durmishi ka reaguar ndaj drejtoreshës së Gjimnazit “Kirili Pejçinoviq” , ai i dha përgjigjen në mënyra të ndryshme si: “Le të mos merret me politikë, por të merret me menaxhimin e shkollës”.

Për më shumë informacion, klikoni poshtë ??

 

Durmishi:

“Teuta Llala vazhdon të politizojë arsimin dhe t’i humb reputacionin e Gjimnazit të Tetovës.
Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Llala, në vend që të merret me menaxhimin e shkollës, me krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, me harmonizimin e kolektivit dhe nxënësve, ajo për çdo ditë vazhdon të flet për politikë dhe nuk mund të ç’lirohet nga petku politik që ka veshur shumë vite më parë. Fakti se ajo është e ngarkuar nga politika dhe politizimi i institucionit flasin faktet dhe postimet e saja me figurat politike të subjektit që ajo i takon. Në anën tjetër në pamundësi për të gjetur vend dhe për të politizuar edhe kolektivin ajo vazhdon të shpif dhe të përhap lajme të rrejshme për kinse gjoja presione politike nga Komuna e Tetovës. Inspektimet nga revizioni dhe inspektorati i arsimit bëhen në çdo shkollë dhe janë komformë Ligjit dhe këtu aspak nuk ka të bëjë me presione poilitike. Institucionet arsimore nuk janë për të bërë politik, apo për të krijuar famë politike, për të viktimizuar veten dhe për të përfituar politikisht, ata janë insitutcione arsimore. Nëse ajo vazhdon të keqpërdor pozicionin e drejtorit dhe të bëjë politikë ditore personale, kjo do të nxit edhe urrejtje tek nxënësit dhe defokusimin e tyre në mësim.
Znj.Llalla më shumë duhet të kujdeset për shkollën e të mos viktimizohet!”