Sot kryetari i Komunës së Tetovës, z, Bilall Kasami, ka qenë pjesmarrës në nënshkrimin e marrëveshjes të projekteve nga EU4M.

Komuna e Tetovës, është fituese e projektit nga EU4M, “Zgjidhjet digjitale inovative komunale për komunën e Tetovës”. Me këtë projekt synohet rritja e cilësisë së jetesës në Komunën e Tetovës përmes digjitalizimit të shërbimeve komunale. Njëkohësisht ky projekt parashikon të digjitalizojë shumicën e shërbimeve komunale, stafin e trajnuar, qytetarët dhe bizneset, duke rezultuar në një nivel më të madh të mbledhjes së fondeve të dedikuara komunale dhe ndarjen е kohës për investime të mëtejshme në zhvillimin e urbanizmit, shërbimet e inspektimit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në linkun e mëposhtëm e keni edhe postimin zyrtar nga kreu i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami ?