Një biznesmen është vrarë nga një shqiptar në Itali. Duke iu referuar mediave italiane, Abc mëson se viktima është Tommaso Dini 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen. Ai është goditur disa herë me thikë gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës.

Një shqiptar Ilir Leba 48-vjeçar, biznesmen, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë. Pasi ishte goditur me thikë nga shqiptar, biznesmeni italian u shtrua në spital po nuk mundit t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të skenës kanë thirrur menjëherë ndihmë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.