Prej sot filloi linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup-Sofje. Fluturimi i parë u realizua në orën 05.48, kur avioni i kompanisë “Gulliver” arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Më 25 janar, të dy qeveritë mbajtën një seancë të përbashkët në Sofje dhe nënshkruan dy dokumente për të forcuar lidhjen infrastrukturore midis dy vendeve, linjën ajrore direkte Shkup-Sofje dhe Korridorin Hekurudhor 8.

Fluturimet Shkup-Sofje janë një risi në itinerarin veror të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit./KlanMacedonia