Shkup, 17 mars – Një banor i Kumanovës i moshës 34 vjeçare dyshohet për vepër penale – prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit penal, ndërsa një banore 37-të vjeçare nga Sveti Nikolla është nën hetim sepse ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Nga Prokuroria Themelore Publike – Veles njoftuan se është sjellur urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave prejse më 15 mars, në autostradën Shkup-Veles, në pikë pagesën Sopot, nëpunësit policor kanë gjetur 33,82 gramë drogë narkotike – heroinë, të cilën i dyshuari i parë e ka mbajtur në hapësirën pranë sediljes së vozitësit në automobilin “Reno megan”, me targa të Shtipit.

“E dyshuara e dytë me vetëdije i ka ndihmuar ashtu që e ka lënë në dispozicion automobilin i cili ishte në pronësi formale të tezes së saj. Me automobilin të dy janë nisur drejt autostradës, por janë ndalur nga nëpunësit policor, me ç’rast droga është gjetur dhe marrë”, shtojnë nga Prokuroria.

Advertisements

Për shkak të dyshimit për arratisjen e të dyshuarit të parë, prokurori publik kompetent dorëzoi propozim t’i përcaktohet masë paraburgimi, Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30-të ditësh.