Në periudhën prej 14 deri më 20 mars janë testuar gjithsej 15.577 materiale në laboratorët në të cilët bëhet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2, me rritjen prej 2,1 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar 1.834 raste të reja pozitive nga 32 qytete të vendit, ku vërehet rritje prej 0,9 për qind në krahasim me javën e kaluar (n=1.818). Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 6,6 për qind deri në 11,4 për qind, thuhet në raportin javor të publikuar në ueb-faqen e Institutit të Shëndetit Publik.

Numri më i madh i të diagnostifikuarve me Kovid-19 është në qytetin e  Shkupit (n=1.076; 58,7 për qind), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar.

Persona të sëmurë janë regjistruar nga të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjet (n=451; 24,6 për qind). Numër më i vogël është regjistruar te grupmosha deri nëntë vjet (n=62; 3,4 për qind).

Krahasuar me javën e kaluar, është shënuar rritje e numrit të personave të sëmurë deri në 49 vjeç, me rritjen më të dukshme prej 19.5 për qind në grupmoshën 40 deri në 49 vjeç dhe 14.5 për qind në grupmoshën 20 deri në 29 vjeç. Në grupmoshat mbi 50 vjeç ka një rënie krahasuar me javën e kaluar, 12,3 për qind më pak te moshat 50 deri në 59 vjeç dhe 10,7 për qind te personat mbi 60 vjeç.

Gjatë javës së kaluar statusin “të shëruar” e kanë marrë 1.772 persona në kushte spitalore ose në mjekim shtëpiak, 26,2 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar (n=2.400).  Janë regjistruar 309 riinfeksione, me rritje prej 15,7 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë raportuar 15 vdekje në 9 qytete me datë vdekjeje gjatë javës së kaluar (14-20 mars), 55.9 për qind më pak se javën e kaluar (n = 34). Shumica prej tyre janë nga Shkupi (4).

Për sa i përket moshës, janë regjistruar 13 vdekje nga grupmosha mbi 60 vjeç dhe një vdekje nga grupmosha nga 40 deri në 49 vjeç dhe 50 deri në 59 vjeç, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.