Kryetari i Komunës së Tetovës sot ka realizuar një takim me ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, kryesisht për: “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në dialogun e tyre janë potencuar reforma për arsimin e mesëm profesional,  gjegjësisht avancimit të arsimit profesional në shkollat e mesme në komunën tonë.

Për më shumë informacion rreth këtij takimi shifni më poshtë.

 

“Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”

Ne mbetemi të hapur dhe të angazhuar për të qenë pjesë e debatit, por edhe e strukturimit e drejtimeve dhe lëndëve mësimore për shkollat e mesme profesionale në mënyrë që ato tash e tutje të hyjnë në një fazë tjetër konsolidimi në drejtimet që i kanë, por edhe në drejtimet tjera që shfaqen me interes dhe që përkojnë me kërkesat e kompanive për kuadër të kualifikuar. Bashkëpunimi i institucioneve publike dhe sektorit privat, gjegjësisht kompanive mbetet jetik në procesin e avancimit të arsimit profesional në shkollat e mesme në komunën tonë, por edhe në nivel shteti. Të gjithë bashkërisht duke analizuar, por edhe duke ofruar modelet e bashkëpunimit dhe të avancimit, në mund të krijojmë një mundësi më të mirë për zhvillimin modern të shkollave profesionale, të cilat të rinjve mund t’iu ofrojnë punësime të sigurta në tregun e punës.