Kina mbylli brenda natës një qytet industrial me një popullsi prej nëntë milionë banorësh, duke njoftuar sot më shumë se 4,000 raste të koronavirusit pozitiv. Strategjia “zero-covid” e Kinës po përballet me një valë të variantit omicron, raportojnë mediat lokale.

Me 4,770 infeksione të reja në të gjithë vendin, mbrëmë u mor një vendim për të vendosur qytetin e Shenyang nën “bllokim”.

Në Shenyang, një qytet industrial me fabrika si prodhuesi i makinave BMW, janë raportuar 47 raste të reja të virusit. Tashmë banorëve u ndalohet të largohen pa një rezultat negativ të testit 48-orësh.

<

Përveç bllokimit, Kina po përdor testime masive dhe mbylljen e zonave të veçanta në qytete për të luftuar virusin. Të shtunën, u njoftua se dy vdekje nga COVID-19 ishin raportuar në vend, për herë të parë në më shumë se një vit.

Qytete si Shangai shmangën mbylljen e plotë duke mbyllur ndërtesa të veçanta