Kostoja më e madhe si pasojë e agresionit rus në Ukrainë është ajo njerëzore dhe që po rritet nga dita në ditë.

Numri i verifikuar i vdekjeve të civilëve, sipas Kombeve të Bashkuara, është rreth 1200 njerëz, por numri real do të jetë shumë më i lartë.

Shtojini kësaj faktin se katër milionë ukrainasve u është dashur të ikin dhe të bëhen refugjatë në vende të tjera.

Ka gjithashtu një shkatërrim të madh, në qytete dhe qyteza anembanë këtij vendi të madh.

Megjithatë, askund tjetër nuk ka pasur më shumë vuajtje se në Mariupol (në jug), shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Dhe imazhet satelitore të Mariupol tani tregojnë kryesisht tokë të djegur, me 90% të ndërtesave të banimit të dëmtuara ose të shkatërruara.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në këtë qytet janë vrarë rreth 5000 njerëz por ata ata thonë se numri aktual i të vdekurve mund të jetë dyfish.

Presidenti i Ukrainës në Volodymyr Zelensky ka premtuar të rindërtojë “çdo shtëpi, çdo rrugë dhe çdo qytet”.

Ai thotë se Rusia do të duhet të “mësojë fjalën ‘reparacione’” dhe të paguajë koston e plotë.

Ukraina sigurisht që do të dëshirojë që dëmshpërblimet të jenë një pjesë kyçe e çdo marrëveshjeje të bërë për t’i dhënë fund luftës, por sa do të paguajë Rusia do të varet nga kush do të jetë ndërmjetës kur kjo marrëveshje të arrihet.

Teorikisht, asetet ruse jashtë vendit, të ngrira nga vendet e G7, mund të përdoren për të paguar faturën!/Telegrafi/