Përderisa Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në kohë krize po merr masa me kohë dhe efektive për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, për të gjithë është bërë e qartë se kriza nuk vlen për kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së.
Veç që nuk bëjnë asgjë, as nuk janë në gjendje të kryejnë projektet e nisura, shpenzojnë miliona euro nga buxhetet e komunave për partizim të komunave, blerje çokollate e shterime të tjera.
Vetëm katër kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE këtë vit do të shpenzojnë një milion euro për punësime partiake.
Mirëpo, kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë më të zëshmit që komunat nuk kanë para për të paguar rrymën dhe ngrohjen dhe i strehojnë partiakët e tyre me para publike.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Hristijan Mickoski, i cili është shqetësues për standardin ekonomik të qytetarëve, nuk ka ndërmend t’u bëjë thirrje kryetarëve të komunave që të ndalojnë fryrjet dhe paratë t’i përdorin për nevojat e qytetarëve.
Në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë, është parti e pareformuar që i trajton në mënyrë të papërgjegjshme paratë e qytetarëve.