Rrjeti i marketeve Kipper njofton se do të qëndrojnë të mbyllura për një kohë disa nga marketet e tij, transmeton Gjurmë.info

Siç bëjnë të ditur nga ky rrjet marketesh, të mbyllura do të qëndrojnë marketet ku realizohet kontroll nga inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët që mbrëmë janë duke realizuar kontrolle në këto markete.

Kujtojmë se kontrollet vinë pas hyrjes në fuqi të masës me të cilën parashihet që produktet ushqimore bazë të shiten pa TVSh dhe pas ankesës së qytetarëve për limitimin e sasisë së produkteve ushqimore./Gjurmë.info/