Punëtorët në Maqedoninë e Veriut me pagë minimale gjatë këtij muaji do të paguhen 50 euro më shumë, përkatësish paga e tyre nga 15 mijë denarë (250 euro), është rritur në 18 mijë denarë (300 euro).

Ukraine’s Safeguarding World Peace & Democracy. Stand With Us!
HELPUA
Por, afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se për t’u bërë ballë harxhimeve rreth rritjes së pagave, do të jenë të detyruar të shkurtojnë vendet e punës nëse nuk rritet produktiviteti i punëtorëve.

Rrudhat do të zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks , 15 vjet me e re
IuvenisRekomanduar nga boost.al
Rrudhat do të zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks , 15 vjet me e re

“Vlerësimi ynë është se rritja e pagës do të ndikojë në produktivitetin e tyre pasi kjo ka qenë dhe kërkesë e sindikatës së tyre që u pranua dhe nga sektori i biznesit. Shpresojmë se kjo [rritja e pagës minimale] do të jetë një shtytës i mirë, jo se do t’i zgjidhë të gjitha problemet që i kanë punëtorët, por do të kontribuojë në aspekt të zbutjes së sigurimit të nevojave të domosdoshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore duke shtuar se fazën e ardhshme do të investohet në rikualifikimin e punëdhënësve.

Nga ana tjetër, afaristi Trajan Angjelloski, i cili drejton Lidhjen e Odave Ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e pagës minimale në kohë krize mund të bëhet e përballueshme për t’i mbuluar shpenzimet vetëm nëse arrihet të rritet produktiviteti i punëtorëve që do të rezultonte me mjete shtesë për kompaninë.

“Ky është një proces natyror. Do të thotë është shumë normale për çdo subjekt afarist kur paguan kosto më të lartë për punëtorët e angazhuar, të presë që të rritet produktiviteti, shërbimet etj. Rritja e pagave nënkupton dhe angazhim më të madh dhe anasjelltas. Kjo do të thotë rritje të efikasitetit në punë. Nëse nuk e merr këtë punëdhënësi, atëherë ai do të jetë i detyruar të gjejë një zgjidhje adekuate ku e para do të jetë ulja e numrit të të punësuarve për të përballuar koston e shpenzimeve”, thotë Angjelloski.
Si po mbajnë njërzit në kontroll imunitetin në këtë kohë Covid
mjekesia.comRekomanduar nga boost.al
Si po mbajnë njërzit në kontroll imunitetin në këtë kohë Covid

Punëtorët: S’mund të rritet produktiviteti pa avancim të teknologjisë dhe rikualifikim
Por, punëtorët thonë se nuk mund të rritet produktiviteti përderisa nuk investohet në avancimin e teknologjisë së kompanive dhe veçanërisht në rikualifikimin dhe edukimin e punëtorëve.

Mirjana Perkovska, përfaqësuese e punëtorëve në industrinë e tekstilit, i cili sektor është një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e pagave është e shumëzueshme me zero kundrejt valës së rritjes së çmimeve dhe kostos për jetesë.

“Do të thosha se paga aktualisht ka vlerë shumë më të vogël se më herët pasi me të njëjtën vlerë mund të blesh shumë më pak gjëra. Si të rritet produktiviteti? Me rritjen e pagave apo me makina të reja dhe rikualifikim të forcës punëtore? ”, thekson Perkovska për Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, nga Lidhja e Sindikatave theksojnë punëtorët janë më se produktivë kundrejt pagës edhe ashtu të ulët që marrim krahasuar me vendet e tjera evropiane në raport me punën që bëjnë.
Ja si po ndalohet rënia e flokëve! Lexoni se cfarë thonë ekspertët
Mjekesia.comRekomanduar nga boost.al
Ja si po ndalohet rënia e flokëve! Lexoni se cfarë thonë ekspertët

Ivan Peshevski, kryetar i sindikatës në sektorin e ndërtimtarisë thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse punëtorët do të ishin joproduktivë në atë rast afaristët nuk do të kishin mundur të siguronin profite të larta ashtu siç janë duke siguruar.

“Nëse do të ishin joproduktivë punëtorët, në atë rast punëdhënësit nuk do të kishin mundur të siguronin atë kapital, me të cilin tashmë janë duke disponuar. Të gjithë jemi duke parë se si është jeta e punëtorëve dhe si është jeta e punëdhënësve gjatë 30 vjetëve të fundit”, thotë Peshevski.

Ndryshe, shteti do të ndihmojë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për rritjen pagës minimale nga ky muaj në 18 mijë denarë (rreth 30 euro), për çka janë ndarë 16 milionë euro për pagesën e dallimit të pagës deri në fund të këtij viti