Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot në ora 03:00 ka arrestuar tre fëmijë nga Shkupi për shkak të dyshimit se kanë kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe “marrje të automjetit”, transmeton TV21.

“Kanë kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë” më datë 01.03 dhe 08.03.2022 dhe një vepër penale “marrje të automjett”. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe në bisedë zyrtare me policë, në prani të prindërve të tyre, i kanë pranuar veprat. Pas dokumentimit të rastit kundër fëmijëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, qëndron në njoftim.