Inscription COVID-19 on white background. World Health Organization WHO introduced new official name for Coronavirus disease named COVID-19; Shutterstock ID 1642888921; Nom de Projet : -

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.787 teste, ndërsa janë regjistruar 232 raste të reja me coronavirus.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 221 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluar janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi. Viktimat janë nga Shkupi (59, 65 dhe 95). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe tre të vdekur të tjerë Shkup (2) dhe Prilep (1), të moshës nga 74 deri në 91 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 304.878, numri i të shëruarve është 293.700, numri i të vdekurve është 9.203, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.975./Telegrafi