Marija Gjorgjieva, Valentina Bislimovska, Engjellushe Kadriu Lleshi, IVana Trajçeva dhe Suzana Mirçeska Kuzmanovska janë rizgjedhur si prokurore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në seancën e sotme të Këshillit për Prokurorë Publik, informon Zhurnal.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Nxitoni dhe pastroni enët e gjakut! Parandaloni bllokimin derisa të jetë tepër vonë!
Sponsored by MonadPlug

Në Prokurorinë e cila udhëhiqet nga Villma Ruskovska, do të kyçen dhe prokurorët të cilët deri tani ishin pjesë e kësaj prokurorie, mirëpo mandati u përfundoi në shkurt.

Në seancën e sotme, prokurori republikan, Ljubomir Joveski, theksoi se do të mbështesë prokurorët e deritanishëm nga Prokuroritë, të cilëve u skadoi mandati.

“Bëhet fjalë për prokurorë të pavarur dhe profesionistë të cilët me sukses kanë kryer punët që u janë besuar. Ato veprojnë me lëndë të ndryshme të komplikuara dhe nëse nuk rizgjedhen, do të thotë se lëndët mund të prolongohen”, tha ai.

Tjerë prokurorë të cilët konkuruan e nuk morën mbështetje ishin Arsim Ademi, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova dhe Zllatko Bikovski. Në konkurs u paraqit dhe prokurorja Imran Osmani por ajo mori notë negative përshkak se nuk përmbushte kushtet.