Rreth 350,000 njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol , i cili ka qenë i rrethuar nga forcat ruse që nga 1 marsi, thonë zyrtarët lokalë.

“Duke pasur parasysh se qyteti ka një popullsi prej 540,000 dhe rreth 150,000 njerëz të evakuuar në tre ditët e para kur ishte ende i sigurt, ne vlerësojmë se rreth 350,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupol,” tha një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushchenko .

Disa përpjekje për të krijuar korridore të sigurta dhe për të evakuuar civilët nga Mariupol kanë dështuar ditët e fundit.

Një kolonë e madhe e ndihmave humanitare që do të mbërrinte të dielën nuk ka mbërritur ende në qytet.