Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur që të zhvendosë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore të Ukrainës.

Siç raporton agjencia shtetërore “Ria”, ministria ka theksuar se do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi tashmë të jenë në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit.

Autoritetet ruse deklaruan më herët se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë po vijojnë me fazën tjetër.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke e blinda të shkatërruar./Mapo