Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në sferën e komunikacionit me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 60 sanksione.

Sipas MPB-së, në mesin e sanksioneve, 11 janë për vozitje pa patentë shofer, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit. Janë shqiptuar tri masa për përdorimin e celularit, katër për shofer fillestar, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe shtatë masa për foli të vendosura të pa certifikuara – xhama të errësuar.

Aksionet e përforcuara kontrolluese po vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për respektimin e rregullave në komunikacion për rritje të sigurisë në komunikacion dhe rrugë më të sigurta./Gjurmë.info