Me rastin e ditës së pranverës, 21 mars (e hënë) në ora 12:00, komuna e Tetovës organizon eko aksion të madh për pastrimin e qytetit. Aksioni është planifikuar të përfshijë disa lokacione (pikat kritike, shkollat ​​fillore dhe të mesme, deponitë ilegale…). Ftojmë të gjithë TË INTERESUARIT, SHOQATAT, ORGANIZATAT (OJQ), KOMPANITË, PARTITË POLITIKE që t’i bashkohen AKSIONIT.

Gjithashtu thirren të gjithë ata që mund të ndihmojnë me pajisje mekanike apo të tjera, në mënyrë që aksioni të jetë vërtet efektiv dhe i suksesshëm.Komuna e Tetovës apelon për përfshirje masive të të gjithëve.

Me këtë rast shfrytëzojmë momentin të apelojmë deri tek të gjithë tregtarët, pronarët e dyqaneve, restoranteve, bar-kafeve që të përfshihen në aksion me kontributin e tyre (duke pastruar hapësirën para dyqaneve të tyre).

Duke vepruar së bashku, mund të kemi sukses që Tetovën ta bëjmë një qytet më të pastër, ashtu siç dëshirojmë të gjithë.Të interesuarit për informacion më të detajuar mund të na shkruajnë në emailin e mëposhtëm:[email protected]ë gjithë së bashku, për një Tetovë më të pastër, ashtu siç e duam të gjithë!Me respekt,Komuna e Tetovës