Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB- Tetovë, mbrëmë (16-mars) rreth orës 21:20, në rrugën rajonale në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, kanë privuar nga liria personat A.K. (24), M.S. (29) dhe F.I. (23), të tre nga ky fshat, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin “Ford” me targa të Tetovës, me të cilin ishin transportuar të drejtuar nga A.K. është gjet marihuanë. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të përgaditet parashtresë përkatëse.