Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha se greva në arsim do të vazhdojë deri në arritjen e marrëveshjes që do të plotësonte kërkesat e Sinsikatës.

Po greva do të vazhdojë. Do të vazhdojë deri atëherë kur do të arrijmë marrëveshje me kompetentët në çështjet kontestuese dhe deri sa të mos nënshkruajmë marrëveshje për të njëjtat”, tha Nedellkov.

Nedelkov tha se oferta e vazhdueshme e Qeverisë për rritje të pagave në arsim prej 10% po le hapësirë për bisedime.

Oferta për rritje të pagave për 10 për qind në çerdhe, arsim fillor dhe të mesëm pas rishikimit të buxhetit, betonizohet me konkluzionin e Qeverisë dhe nuk lihet vend për negociata, duke e ditur se gati 100 për qind e anëtarëve të SAShK-ut e kanë refuzuar këtë propozim”, theksoi Nedellkov.