Një banesë është djegur plotësisht në lagjen “Dunavat i Dytë” të Gjirokastrës.

 

Dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e S.M., pronarit të shtëpisë, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka persona të dëmtuar.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes