Sot Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Veprimtari Komunale, Ndërmarrjen Komunale “Tetova”- Tetovë ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare për të rritur sigurinë e këmbësorëve gjatë lëvizjes së tyre. Qytetarët e Tetovës prej vitesh ankohen për uzurpimin e trotuareve me vetura, gjë e cila ka vështirësuar lëvizjen e tyre, sidomos atyre me karroca me fëmijë. Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se; nga sot më nuk do ketë parkim të veturave nëpër trotuare. 

Më poshtë e keni postimin e plotë nga kreu i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami