Presidenti francez Emanuel Makron në një fjalim televiziv deri tek kombi shpalli fitore të parë kundër epidemisë me Kovid-19, tre muaj pasi i shpalli “luftë”, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

“Lufta kundër epidemisë nuk është gati, por jam i gëzuar për shkak të kësaj beteje të parë të fituar kundër virusit”, tha Makron.

Dje u regjistruan vetëm nëntë raste të vdekjes dhe numri i personave në kujdes intensiv ishte 869, për dallim në kulmin e epidemisë numri i tyre ishte mbi 7.000. Shkas për Emanuel Makron ta shpejtojë daljen nga izolimi dhe të japë disa lajme të mira. Me përjashtim të dy departamenteve tejoqeanikke Guajana dhe Majot, tërë Franca prej sot është në të gjelbër, tregojnë treguesit për ndjekjen e epidemisë.

Prej sot janë lejuar vizita në azilet e pleqve, ku pothuajse 45 për qind e tyre ende janë paraqitur të paktën një rast me Kovid-19.

Kundrejt krizës ekonomike brutale, presidenti francez e përjashtoi rritjen e tatimeve që të financohen shpenzimet e shkaktuara nga ajo. Shteti francez për krizën ka shpenzuar 500 miliardë euro.

Presidenti francez e konfirmoi hapjen e sotme të kufijve të Francës për vendet e zonës shengen edhe dhe për të tjerët më 1 korrik. Ai me këtë rast i paralajmëroi bashkatdhetarët se sërish do të ketë fjalim në korrik me siguri pas rrethit të dytë të zgjedhjeve komunale.