Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk është i befasur nga infektimi i Donald Trumpit me koronavirusit, duke thënë se përdorimi i maskave ka rëndësi.

Duke folur për televizionin NBC gjatë një organizimi në Florida, ish-nënpresidenti e kritikoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për heqjen e maskës për të bërë fotografi pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Maskat kanë peshë. Këto maska, ato kanë peshë. Kjo ka peshë. Shpëton jetë, e parandalon përhapjen e sëmundjeve. Distanca sociale – gjëja e vetme që dëgjova ishte një nga postimet në Twitter që thoshte se, e dini, mos u brengosni shumë për tërë këtë, në fakt. Ka shumë për t’u shqetësuar.

Pak kohë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e publikoi një video triumfuese, në të cilën pretendoi se e ka kaluar virusin, duke u thënë amerikanëve: Mos e lejoni që t’ju mbizotërojë. Mos u frikësoni nga ai. Ju do ta mposhtni atë”.

Ndryshe nga Trumpi, Joe Biden ka zbatuar protokolle më të rrepta për mbrojtje nga virusi i ri, duke mbajtur tubime më të vogla. Në tubimet e tij, gazetarët dhe të tjerët testohen disa herë dhe duhet ta mbajnë distancën sociale, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.