Urani po lëshon rrezet X dhe shkencëtarët duan t’i hedhin një vështrim nga afër. Ky është përfundimi misterioz i një studimi të ri, i cili analizoi dy pamje të planetit dhe zbuloi aktivitetin e rrezeve X për herë të parë.

Astronomët panë pamje të planetit të marra nga Observatori Chandra i NASA-s në 2002 dhe 2017, duke zbuluar qartë rreze X në vëzhgimin e parë dhe një shpërthim të mundshëm në të dytin.

Shkaku më i mundshëm për shumicën e atyre rrezeve X është dielli; dihet tashmë që të dy Jupiteri dhe Saturni shpërndajnë dritë me rreze X të dhënë nga diell, dhe hulumtimi sugjeron që Urani bën të njëjtën gjë.

Por jo i gjithë aktiviteti mund të shpjegohet dhe NASA u ka bërë thirrje shkencëtarëve që të shikojnë më në detaje.

“Ndërsa autorët e studimit të ri të Uranit fillimisht prisnin që shumica e rrezeve X të zbuluara do të ishin gjithashtu nga shpërndarja, është lënë të kuptohet se të paktën një burim tjetër i rrezeve X është i pranishëm”, thuhet në njoftim të NASA.

“Nëse vëzhgimet e mëtejshme e konfirmojnë këtë, kjo mund të ketë rezultate mjaft intriguese për ta kuptuar Uranin.”