KQZ ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK si dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë arritur të certifikohen nga KQZ.

Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Valdeta Daka deklaroi që; “Nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së, të gjithë ata të cilët konsiderojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve në PZAP”.