MaqedoniGjoba dhe dënime me burg parasheh Kodi Penal për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve, përcjelljen e sëmundjeve ngjitëse apo mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Në nenin 205 nga Kodi Penal theksohet se “ai i cili me shkeljen të rregullave apo urdhrave me të cilin organi kompetentë përcakton kontrolle, dezinfektim, ndarje të infektuarve apo masa tjera për të parandaluar apo shkatërruar sëmundjet infektive tek njerëzit ose duke punësuar apo mbajtur një person që vuan nga sëmundje infektive me kryerjen e aktivitetit seksual ose në mënyrë tjetër, shkakton transmetimin e sëmundjes infektive, do të dënohet me gjobë në para ose deri në tre vjet burg”.

Neni 206, sërish, parashikon “ai i cili gjatë kohës së epidemisë së ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas rekomandimeve apo urdhrave me të cilën përcaktohen masat për parandalimin ose shkatërrimin e epidemisë, do të dënohet me gjobë apo me burg deri në një vit. Nëse veprën nga ky nen e kryen person juridik, do të dënohet me gjobë