Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të adresojnë me seriozitetin më të madh çështjet e shëndetit publik.

Ftojmë qytetarët që mos të refuzojnë testimet, të janë bashkëpunues gjatë anketimeve dhe të shmangin të gjitha rrethanat ku mund të ekspozohen ndaj infektimit të mundshëm.

Virusi CoVid-19 është prezent dhe po përhapet duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet bashkarisht ta ndalojmë.

Shëndeti është më i rëndësishëm dhe primar dhe prandaj secili prej nesh duhet të shtojmë kujdesin tonë maksimalisht.

Të evitojmë takimet familjare dhe shoqërore, të pranojmë testimet dhe anketimet, të mbajmë higjienën maksimale, mos të dalim nga shtëpia pa maska mbrojtëse dhe të mbajmë distancën fizike.

Kthimi në normalitet mund të realizohet vetëm nëpërmjet të respektimit maksimal të masave dhe pakujdesia jonë mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme ndaj shëndetit, ekonomisë dhe shoqërisë.