Edhe pse u përfol mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme se biznesmeni Lazim Destani do të jetë i propozuar i Ahmetit për “kryeminsitër shqiptar”, doli të jetë e pa vërtetë. Sipas burimeve të portalit gjurmë.info brenda njerëzve të Lazim Destanit, demantuan këto, siç i quajnë ata shpekulime.

“Jo, nuk është e vërtetë, Lazim Destani është përkushtuar fushës së biznesit dhe as që ka qëllime për t’ju futur politikës”, thonë nga rrethi i ngusht i Lazim Destanit.

Ndryshe, sot kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar pres konferencë ku do të shpalosë detajet për idenë e kryeministrit shqiptar./gjurmë/