Lufta për pushtet nuk kursen as fëmijët dhe aq më tepër kur ata nuk jetojnë më. Kur shfaqet në të tilla raste një politikan si Arben Taravari atëherë publiku e di se diçka do të ndodhë, më saktë një skandal i radhës që vjen nga ai, kësaj radhe më i rëndë, madje shumë i rëndë nën abuzimin politik të një fëmije që nuk është më, shkruan Tetova Sot.

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit këtë herë nuk është marrë me shqiptarët që në tavolina qëndrojnë kah pesë njerëz karshi maqedonasve që janë më të ”kulturuar” në betejën kundër koronës, por ka shenjës truar një vogëlush, vdekja e të cilit i tronditi të gjithë.

Taravari i frustruar nga ideja e KRYEMINISTRIT SHQIPTARË, ka zgjedhur pikë referimi ose më saktë ka zgjedhur Almirin e vogël i vrarë nga Boban Iliç. Pra ka piketuar një viktimë fëmijë, kaq të pafajshëm si Almiri që për Taravarin në vend të kryeministrit ai po kërkon drejtësi. Ai faqen e tij në facebook ka shkuar kësaj radhe në skajet më të errëta të asaj që gjithçka mund të quhet, por politikë kurrë.

Ai ka trazuar eshtrat e një fëmije për politika ditore.

Për çfarëdo gjëje nuk mund të keqpërdoret politikisht një fëmijë engjull si Almiri, frymëmarrjet e të cilit u këputën nga një vrasës që e dinë të gjithë dhe që e urrejnë të gjithë dhe që kërkuan dënimin maksimal për të.

Nuk mund ta përdorësh një fëmijë të vdekur për politika ditore dhe në luftën më të ulët për pushtet. Kjo i kalon të gjitha kufijtë e njerëzillëkut. Ka plot mënyra se si mund ta kritikosh një pushtet, një sistem drejtësie që mbi të gjitha është i ndarë nga politika dhe që natyrisht duhet pastruar si institucion por nuk mund ta keqpërdorësh fotografinë e një fëmije që as varrin nuk ia kanë vizituar asnjë politikan përfshirë edhe vetë Taravarin.

Të paktën një lule ta vendoste mbi atë varr të vogël, të kësaj krijese të pafajshme që do që politika t’i fus hundët E të fitojë për pikë politike në kohë fushate. Ky është një akt kaq i ulët dhe kaq i dënueshëm mbi abuzimin e një viktime dhe aq më tepër kur ai është vetëm një fëmijë i pafajshëm.

Burimi: Tetova Sot